|
|
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rizgjidhet për të tretën herë në këtë detyrë pas votimit të kryer të martën në Asamblenë e FSHF-së.
Me 49 vota pro, Duka rikonfirmohet në krye të Federatës, ndërsa ka premtuar se do të kryejë me përgjegjshmëri detyrat që i dalin përpara.
“Dua të falënderoj Asamblenë, dua të falënderoj konkurrentet që ishin në garë me mua dhe premtoj se do të marr parasysh të gjitha ato vërejtje që dolën në punimet e sotme”, u shpreh Duka për SuperSport.
15 vota të anëtarëve shkuan për kandidatin tjetër Refik Halili dhe vetëm një votë ishte për ish-futbollistin e kombëtares, Rudi Vata.
Dibrane.com ka analizuar rrjedhën e përzgjedhjes së kryetarit të ri të FSHF dhe me plotë kuptim të fjalës kemi konstatuar një skandal të vërtetë.
Pos mashtrimeve, manipulimeve dhe gjërave tjera skandaloze, mund të përmendim dhe shantazhin Halili-Duka që në mënyrë të thukët rizgjodhën personët e tyre në krye të kokës së futbollit shqiptar.
Është mëkat që Armand Dukës i jipet një mandat i tretë pasi që futbolli shqiptar, jo që nuk ka përparuar, por ka shkuar duke u përkeqësuar dita ditës nën drejtimin e Dukës, pushtet në të cilin në rend të parë shiheshin korupsioni, degradimi i kundërshtarëve dhe eliminimi i tyre. Me një fjalë Enver Hoxha i futbollit Shqiptar.
Po kthehemi tek Rudi Vata.
Rudi Vata është një njeri i ndershëm që gjithë jetës ja ka kushtuar futbollin, dhe jo si Duka që ka vetëm aftësi menaxheriale…pra, nëse përputhni skenat, mund të konkludoni shumë lehtë se çfarë ndodhi në këtë asamble.
Sidoqoftë, se ku do të arrij futbolli shqiptar, atë ne nuk e dijmë, por e dini ju ! Shpreheni mendimin tuaj më poshtë…
Dibrane.com\Lsport
Categories: None
The words you entered did not match the given text. Please try again.
Oops!
Oops, you forgot something.